Zelensky përsërit thirrjen për anëtarësim e Ukrainës në NATO dhe BE

01 qershor 2023 | 14:10

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka ritheksuar kërkesën e tij që Ukraina duhet urgjentisht të lejohet të anëtarësohet në NATO dhe BE.

Duke folur në Moldavi ku po merr pjesë në samitin me liderë evropian , Zelensky ka thënë se pa garanci të tilla sigurie nuk mund të ketë paqe dhe Rusia do të vazhdojë të përpiqet të gëlltisë çdo vend fqinj që ka mbetur jashtë, raporton “BBC”.

Ndërsa presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka thënë se organizimi i samitit të Komunitetit Politik Evropian vetëm 20 kilometra nga kufiri i Ukrainës ishte një shfaqje e qartë e solidaritetit me Kievin.

Më herët, kreu i shërbimit të sigurisë ruse, ka thënë se Perëndimi po e shtynte Moldavinë të marrë pjesë në konfliktin në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, shefi i…