Zelensky “tallet” me vdekjen e Prigozhinit

25 gusht 2023 | 01:18

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka gjetur kohë që në një deklaratë për shtyp nga Kievi të bëjë një batutë jo fort të përshtatshme për vdekjen e liderit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Zelensky fillimisht tha se Kievi nuk mban asnjë përgjegjësi për vdekjen e Prigozhin, i cili raportohet se ka ndërruar jetë më 23 gusht pas rrëzimit të avionit të tij mbi Moskë.

Më pas Zelensky bëri shaka duke lidhur apelin e tij të vazhdueshëm ndaj aleatëve perëndimorë për t’i dhuruar Ukrainës avionë luftarakë F-16 me vdekjen e shefit të Wagner.

“Ne nuk kemi asnjë lidhje me këtë situatë. Unë mendoj se të gjithë e dinë se kush është i përfshirë. Kur kërkova nga partnerët mbështetje ajrore, nuk e mendova këtë“, tha me ironi Zelensky.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatët republikanë presidencialë shkëmbyen sulme në debatin e tyre të…