Zemaj: Do të gjobiten ata që nuk i respektojnë rekomandimet e IKShPK-së

28 qershor 2020 | 17:18

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i shoqëruar nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), Naser Ramadani, kanë vizituar Klinikën Infektive, për të parë nga afër gjendjen e pacientëve me Covid-19.

Zemaj ka thënë se vizita e tij në këtë klinikë kishte për qëllim t’i vizitojë punëtorët shëndetësorë të cilët janë duke punuar edhe përtej orarit të caktuar.

Ai ka thënë se si institucione do t’iu ofrojnë qytetarëve shërbimet më të mira të mundshme për të kaluar situatën në të cilën po kalon Kosova.

I pari i shëndetësisë, teksa ka folur për shtimin e rasteve me COVID-19, ka thënë se qytetarët dhe institucionet nuk po dëgjojnë në parandalimin e kësaj pandemie. Në këtë kontekst, ai ka thënë se do të gjobiten të gjithë ata që nuk i respektojnë rekomandimet i IKShPK-së.

“Ata të cilët nuk janë duke i respektuar këto masa mbrojtëse duhet të ndëshkohen që mos ta dëmtojnë shëndetin e tjetrit apo mos ta infektojnë ndonjë person”, ka thënë Zemaj,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup serbësh kanë provokuar Policinë e Kosovës, pas përfundimit…