Zemaj: Do t’i mbështesim gjitha procedurat për hetimin e hershëm të kancerit të gjirit

22 tetor 2020 | 15:00

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u ka bërë thirrje grave të Kosovës që të bëjnë kontrolle të rregullta dhe ta identifikojnë kancerin e gjirit në fazën e hershme.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është i përkushtuar që t’i mbështesim të gjitha procedurat për hetimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe trajtimin e tij, raporton “Epoka e re”.

“Në muajin dedikuar Ndërgjegjësimit për luftën kundër Kancerit të Gjirit, bëj thirrje për të gjitha nënat, motrat dhe gratë e vendit tonë, të bëjnë kontrolle të rregullta dhe ta identifikojnë kancerin e gjirit në fazën e hershme, sepse ashtu mund të shërohen. Jemi të përkushtuar që t’i mbështesim të gjitha procedurat për hetimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe trajtimin e tij, sikundër shtimin e stafit, pajisjeve dhe medikamentet për trajtimin e kancerit. Jemi bashkë në këtë kauzë të drejtë kundër kancerit”, ka shkruar Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është tërhequr shorti për raundin e parë të Ligës së…