Zemaj fton grupet parlamentare të jenë pjesë e debatit për dialogun

29 tetor 2018 | 13:18

Deputeti Armend Zemaj, në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, ka ftuar të gjitha grupet parlamentare që të marrin pjesë në debatin për dialogun me Serbinë, e cila do të mbahet të mërkurën.

“Në emër të iniciuesit për kërkesën e jashtëzakonshme që ka të bëjë me debatin parlamentar dhe angazhimin e presidentit në dialogun me Serbinë, LDK-ja ka kërkuar që seanca të mbahet më 31 tetor. E kemi bërë këtë zhvendosje që t’i japim hapësirë edhe seancave të rregullta. Ftojmë të gjitha grupet politike të bëhen pjesë e këtij debati dhe të japin mendimet e tyre për rezolutë. Seanca është në ora 10:00, shpresojmë se këtë radhë nuk do të ketë sabotim të debatit”, ka thënë Zemaj pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Arabisë Saudite, Saud al-Mojeb, është duke diskutuar vrasjen…