Zemaj: Komunitetet fetare kanë luajtur rol aktiv gjatë pandemisë

12 korrik 2020 | 18:04

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës myftiun Naim Tërnava dhe Kryeipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Zemaj ka thënë se temë e bashkëbisedimit ishte zbatimi i masave mbrojtëse për Covid-19. Ai theksoi se komunitetet fetare në Kosovë kanë luajtur rol aktiv gjatë kësaj faze.

Fotografia e Armend Zemaj

Numri një i Shëndetësisë në Kosovë shtoi se këto komunitete fetare ndikuan në fuqizimin e përpjekjeve për ballafaqimin e përbashkët kundër pandemisë.

“Kam takuar sot kryetarin e BIK-ut, Myftiun Naim Tërnava dhe kryesinë e BIK-ut si dhe Kryeipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji me të cilët diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit për zbatimin e masave për mbrojtje nga Covid-19. Komunitetet fetare në Kosovë kanë luajtur rol aktiv gjatë kësaj faze të pandemisë për të ndikuar në fuqizimin e përpjekjeve për ballafaqim të përbashkët kundër pandemisë, diçka që do ta bëjnë është në të ardhmen në funksion të ruajtjes së shëndetit publik. Jemi bashkë për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tonë”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Gjilani-Drenica, e cila…