Zemaj me policinë dhe inspektorët në aksion në orët e vonë në “Abi Çarshia”

24 tetor 2020 | 23:04

Edhe në ditët e vikendit, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nuk ka ndalur së monitoruari se sa po respektohen rregullat anti Covid në Kosovës.


Këtë të shtunë në orët e vonshme Zemaj së bashku me Policinë dhe Inspektoratin kanë vizituar “Abi Çarshinë”.

Gjatë këtij aksioni institucionet e rendit dhe Zemaj kanë vëzhguar dhe kontrolluar në lokale se sa po mbahet distanca 2 metra dhe bartja e maskave.

Pas këtij inspektimi, Zemaj ka kontrolluar edhe disa lokale në “Shadërvan” në qendër të Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpool kanë marrë tri pikë të reja në Premierligë. Kampionët…