Liverpooli mposhti Sheffieldin

24 tetor 2020 | 23:01

Liverpool kanë marrë tri pikë të reja në Premierligë.

Kampionët në fuqi nga Premierliga kanë arritur të regjistrojnë një tjetër fitore, kësaj radhe nga ndeshja kundër Sheffield UTD.

‘Reds’ kanë fituar me rezultatin 2:1, për të kaluar një tjetër pengesë me sukses.

Goli i parë erdhi në minutën e 13’, kur Berge shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Roberto Firmino shënoi golin e barazimit për Liverpool, katër minuta para fundit të pjesës së parë.

Golin e përmbysjes e shënoi portugezi i Liverpool, Diogo Jota, i cili njëkohësisht i siguroi tri pikët ‘Reds’.

Liverpool kështu numëron 13 pikë pas gjashtë ndeshjeve, kurse Sheffield mbetet në kuotën e një pike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i skuadrës së KF Drenicës, Fadil Rama, ka dhënë…