Zemaj: Një i infektuar nga Vushtrria ka ikur nga QKUK dhe ka shkuar në festën e familjes

06 korrik 2020 | 21:50

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj ka shprehur shqetësimin e tij për dyshimet që kanë njerëzit për ekzistencën e coronavirusit.

Zemaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se për fat të keq ka raste kur persona janë larguar nga Klinika Infektive.

“Kemi paralajmëruar Vushtrinë se një person ka ikur nga Klinika dhe më pas ka shkuar në festë në familjen e tij të madhe. Normalisht se ka qenë i pritshëm infeksioni ku edhe më pas është rritur numri”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë thotë se ka pasur edhe sondazhe ku një pjesë e madhe e njerëzve nuk besojnë se ka coronavirus duke u bazuar në sondazhin e Pyper transmetuar nga Telegrafi.

“Ne për atë kemi insistuar që edhe mediat të jenë në Klinikën Infektive dhe të shohin nga afër trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID-19.

Zemaj thotë se nëse do të respektoheshin masat nga qytetarët situata do të ishte më ndryshe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka folur rreth menaxhimit të…