Zemaj paralajmëron masa të reja kundër Covidit në të gjithë Kosovën

27 tetor 2020 | 12:33

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar masa të reja kundër Covid-19 në të gjithë Kosovën, në veçanti në Prishtinë.

Ky paralajmërim i Zemjat ka ardhur pas takimit me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe pas rritjes se numrit të rasteve të reja me Covid-19.

“Dy javët e fundit, Prishtina ka qenë epiqendra e infeksionit në vendin tonë. Ky fakt shqetësues na detyron që shumë shpejtë të dalim me vendime për masa të reja për Kosovën në përgjithësi, por, për Prishtinën në veçanti. Mbi 700 raste të reja me infeksion gjatë 14  ditëve të fundit, në kryeqytet, situatë kjo që kërkon mobilizim maksimal të të gjithëve për të zbatuar në përpikëri dhe me rigorozitet  vendimet e Qeverisë”.

“Nga kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, kërkova që bashkë me shtabet emergjente dhe task-forcën, të kenë vëmendje të shtuar në shkolla, transportin publik, gastronomi dhe kudo që shfaqet rreziku nga virusi Covid-19. Kërkova të zbatohen rreptësisht rekomandimet si mbajtja e distancës fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, për të pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit në hapësirat e mbyllura. Prishtina është kryeqytet i gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, por assesi nuk mund të lejojmë të jetë vatër e infeksionit”, ka theksuar Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka nënshkruar më 27 tetor të vitit 2015 në…