Zemaj publikon ankesën e një qytetari për barna, kritikon ashpër qeverinë

07 shkurt 2024 | 14:47

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se neglizhenca e pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje “po i shtynë pacientët drejt vdekjes”.

“Paaftësia, neglizhenca e politikat e mbrapshta të pushtetit të LV-së po i shtynë pacientët drejte vdekjes, 6 milionë euro të tepruara për barna, ndërkohë që qytetarët po vuajnë, për dorën e shtetit që nuk ekziston!”, ka shkruar Zemaj në “Facebook”.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi deputetit të LDK-së i ka shkuar një mesazh në rrjetet sociale nga një qytetar i Kosovës i cili i ka treguar se ai dhe familja e tij, në veçanti djali, kanë nevojë për barna, e të cilat sipas tij, nuk i ka siguruar kurrë shteti.

Ky është mesazhi që ka pranuar Zemaj:

May be an image of ticket stub and text

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian ka nënshkruar marrëveshje me Turqinë për një grant…