Zemaj: Qëllimi i politikave tona është që të fuqizohen shërbimet mjekësore brenda Kosovës

18 shtator 2020 | 12:29

“Kthimi i kuadrove profesionale në shëndetësinë publike dhe gatishmëria e tyre për t’iu bashkuar kolegëve në Repartin e Kardiologjisë në QKUK, është e mirëseardhur”, kështu ka thënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë takimit me Ph. Dc. Prof. Raif Çavolli.

Zemaj ka thënë se Ph. Dc. Prof. Raif Çavolli duhet të shërbej si ogur i mirë edhe për kolegët tjerë të tij që t’i bashkohen shëndetësisë publike.

“Bashkë me Prof. Çavollin biseduam se si po krijohen kushtet dhe ambienti miqësor për profesionistët shëndetësorë. Qëllimi i politikave tona është që të fuqizohen kapacitetet profesionale dhe shërbimet mjekësore brenda Kosovës, ashtu sikur jemi shumë të vendosur dhe të përkushtuar për të rritur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve ekzistuese”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, ka dhënë…