Zeneli operohet me sukses

25 qershor 2019 | 19:08

Arbër Zeneli ka njoftuar në “Instagram” se është operuar me sukses në gju, pas lëndimit të rëndë që e pësoi në fillim të këtij muaji në një ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës, dhe u zotua se do të rikthehet edhe më i fuqishëm.

Anësori i Stade de Reims u detyrua ta braktisi lojën në fillim të pjesës së dytë në barazimin e Kosovës 1-1 me Malin e Zi në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, pasi e pësoi një dëmtim të rëndë në gju.

24-vjeçari është operuar me sukses në lëndimin e gjurit të djathtë që pritet ta lërë atë jashtë fushës së futbollit shtatë deri nëntë muaj.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Francës, Paul Pogba, preferon rikthimin në Juventus, para…