Zeqiri edhe zyrtarisht ndahet me Llapin

14 dhjetor 09:32

Aventura e Valon Zeqirit në skuadrën e Llapit ka marrë fund edhe zyrtarisht ditën e mërkurë. Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti nëpërmjet një pozitivi në “Facebook”.

“Nuk jam më pjesë e klubit të Llapit, pasi kemi arritur një marrëveshje për prishjen e kontratës. Falënderoj sekretarin e klubit, Muhamet Rexhepi, për arritjen e marrëveshjes, një faleminderit të veçantë ndaj gjithë lojtarëve të Llapit, sidomos lojtarëve llapjanë, pasi janë shokë të mrekullueshëm dhe shumë mikpritës. Faleminderit të gjithë tifozëve dhe çdo qytetari llapjan! Faleminderit për gjithçka! Shpresoj që një ditë të kthehem përsëri në rrethana të ndryshme, kurse ju uroj sukses të gjithëve që jeni pjesë e Llapit, sidomos të gjithë lojtarëve dhe tifogrupit ‘Legjenda’”, ka shkruar Zeqiri në “Facebook”.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pal Hiseni tashmë ka mbërritur në shtëpinë e tij në…