Zëvendëskryeministrja Balaj pret ambasadorin turk, bisedojnë për pandeminë

17 gusht 2020 | 14:54

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj ka takuar sot ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale politike dhe për situatën pandemike në vend.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se bashkërisht kanë diskutuar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në aspektin ekonomik

Postimi i plotë i zëvendëskryeministres:

Prita në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, me të cilin biseduam për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën pandemike në vend.

Bashkërisht diskutuam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, veçanërisht në aspektin ekonomik.

Ambasadorin e falëndërova për ndihmën e vazhdueshme që Turqia ka dhënë për Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit, me theks të veçantë për ndihmën në konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe njohjen e vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Nga ana e tij, ambasadori u shpreh i gatshëm për dinamizim të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, si dhe u zotua se Turqia do të vazhdoj të mbështes vendin tone, ashtu siç ka bërë deri më tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Posta e Kosovës ka dalë me pullë postare “Kujdes Covid-19”…