Zëvendësministrat, nesër takim të obligueshëm me kryeministrin

27 dhjetor 2017 | 18:54

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër (e enjte) në ndërtesën e Qeverisë  së Republikës së Kosovës do të mbajë një takim me zëvendësministrat, të cilët janë njoftuar nëpërmjet një shkrese që ua ka dërguar zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj ministrave e këta të fundit i kanë njoftuar zëvendësit e vet.

“Epoka e re” merr vesh, nga burimet e veta brenda kabinetit qeveritar, se ky takim është i obligueshëm për të gjithë zëvendësministrat.

Kryeministri Haradinaj ka marrë vërejtje nga shoqëria civile për numrin e madh të zëvendësministrave, që deri më tani ka kaluar numrin 70.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit të…