Zëvendësministri Grabovci pret në takim përzgjedhësin Shatri

13 gusht 2020 | 15:14

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arbër Grabovci e ka pritur në takim përzgjedhësin e Përfaqësues së Kosovës në basketboll për femra, Fidan Shatri.

Temë e diskutimit ishte ndikimi i virusit Korona në sport dhe grumbullimi i përfaqësues në majin e ardhshëm.

Fotografia e Arber Grabovci

“Sot prita në takim selektorin e Përfaqësueses së Kosovës, në basketboll në konkurrencën e femrave, Fidan Shatrin, me të cilin biseduam rreth situatës momentale në sportin tonë dhe ndikimin e pandemisë së virusit Covid -19 në mbarëvajtjen e aktiviteteve me theks të veçantë në basketboll. Gjatë takimit folëm rreth organizimit të përfaqësueses ‘A’ të Kosovës në konkurrencën e femrave, e që pritet në shtator të ketë grumbullimin e parë, dhe sfidave që do të ketë formimi i ekipit tonë përfaqësues”, ka shkruar Grabovci në profilin e vet në “Facebook”.

(V.Z / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë…