Zëvendësministri i Arsimit pret që mësimi të fillojë më 3 tetor

29 shtator 2022 | 14:39

Javën e ardhshme mund të fillojë procesi mësimor në tërë vendin, pas më shumë se një muaji të grevës së përgjithshme të mësimdhënësve.

Në fakt, në mungesë të një marrëveshje me Qeverinë, SBAShK-u ka vendosur ta pyesë anëtarësinë e saj nëse është pro ndërprerjes së grevës dhe fillimit të mësimit më 3 tetor. SBAShK-u ka paralajmëruar mundësinë e mbajtjes së mësimit deri në janar, me qëllim që t’i japë kohë Qeverisë për reflektim në përmbushjen e kushteve të sindikalistëve.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se beson fuqishëm se anëtarësia e SBAShK-ut do ta dëgjojë zërin e udhëheqjes së saj dhe do t’i rikthehet punës në shkolla.

“Mendoj se ky është një vlerësim pozitiv që flet se ka pasur reflektim brenda sindikatës dhe fuqimisht besoj se edhe anëtarësia do ta dëgjoj këtë zë që ka ardhur nga udhëheqja e Sindikatës dhe do ta mbështesë propozimin e saj për ndërprerjen e kësaj greve. Kjo do të mundësonte që të gjitha kërkesat t’i diskutojmë në mënyrë të qetë dhe pa i futur në mes nxënësit”, ka theksuar Pupovci në RTK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot në një takim…