Zëvendësministrja e MKRS-së takon zëvendësministrin e Kulturës të Koresë së Jugut, Yong-man CHO

20 tetor 2022 | 19:31

Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Daulina Osmani, sot është takuar me zëvendësministrin e Kulturës, Sportit dhe Turizmit të Koresë së Jugut, Yong-man CHO.

Zhvillimi i sportit në Kosovë, puna aktuale që po bëhet në këtë fushë dhe inicimi i bashkëpunimit mes dy shteteve ishin disa nga temat që u diskutuan në takim.

Zëvendësministrja Osmani e njoftoi Yong-man CHO për fillimin e programit shtetëror “Kosova shtet i xhudos”, ndërsa u fol për mundësinë e bashkëpunimit dhe përkrahjes për promovimin dhe shtrirjen më të gjerë të sportit taekwondo.

Po ashtu, në përmbyllje të vizitës në Kore të Jugut u zhvillua takim me kryetarin e Fondacionit për Promovim të Sportit, Hyun-jae CHO, ku u fol për rëndësinë e promovimit të sportit për të gjithë, programet e sportit për fëmijë dhe mundësitë për të konkretizuar marrëveshje bashkëpunimi mes dy palëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në komunën e Rahovecit, një grup krijuesish letrarë, kanë themeluar…