Zëvendësministrja Krasniqi kërkon respektimin e urdhëresës për vendosjen e çmimeve të derivateve

18 janar 2019 | 14:33

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka vazhduar edhe sot me kontrolle nëpër pikat e derivateve për ta mbikëqyrur zbatimin e urdhëresës të ministrit të MTI-së, Endrit Shala që obligon vendosjen e çmimeve nëpër tabela në mënyrë që të shihen nga konsumatorët.

Zëvendësministrja e MTI-së, Arbëreshë Krasniqi, ka theksuar se do të vazhdohet mbikëqyrja në tërë Kosovën dhe sipas saj, kjo urdhëresë është edhe një hap tutje në mbrojtjen e konsumatorit.

“Ne sot kemi dal me pa, se a kanë filluar ta respektojnë urdhëresën e ministrit Shala për vendosjen e çmimeve nëpër tabela në hyrje të pikave të shitjes së derivateve. Sigurisht që do të vazhdohet në krejt Kosovën për ta inspektuar se a po zbatohet urdhëresa, që është edhe një hap tutje në mbrojtjen e konsumatorit, që si MTI e kemi në fokus”, ka theksuar Krasniqi.

Zëvendësministrja ka shtuar se arsyeja e kësaj urdhëresa është që konsumatori të ketë transparencë të çmimeve dhe të vendos ku ai dëshiron të furnizohet me derivate.

“Arsyeja është që konsumatori ta shoh çmimin e derivateve dhe krahas çmimit ai bën përzgjedhjen se ku dëshiron të furnizohet. Kjo është në interes të qytetarëve dhe ne bëjmë thirrje që urdhëresa të respektohet nga operatorët ekonomik, përndryshe nëse nuk respektohet ka edhe pasoja”, ka thënë Krasniqi.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e të Punësuarve të Komunës së Mitrovicës në bashkëpunim…