Zëvendësministrja Osmani: Mbështetëm sportin me 25 milionë euro vitin e kaluar

13 shkurt 2024 | 11:42

Zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani ka bërë të ditur se gjatë vitit 2023 sporti ka marrë mbështetjen më të madhe sportive ndër vite.

Sipas Osmanit, sporti u mbështet me mbi 25 milionë euro, 10 milionë prej të cilave ishin si mbështetja direkte nga ana e MKRS-së dhe 15 të tjera nga Ligji i Sponsorizimit.

Këto shifra ajo i bëri të ditura në Tryezën e Sportit, e pesta e radhë e cila po organizohet në bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Sportit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës e cila ka për qëllim hartimi e infrastrukturës ligjore për hapat e mëtejshëm në zhvillimin e sportit, me theks të veçantë tek përgatitjet për Lojërat Mesdhetare që zhvillohen në Kosovë në vitin 2030.

“Vitin 2023 e përmbyllëm e mbi 25 milionë euro mbështetje direkte për aktivitetet sportive në vend, 10 milionë mbështetje direkte nga Ministria e Sporti dhe 15 milionë të tjera nga Ligji i Sponzorizimit. Kjo është mbështetja më e madhe të cilën e ka marr sporti vendor ndër vite e të cilën këtë vit po synojmë ta rrisim edhe më shumë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se MKRS-ja ka nënshkruar memorandume bashkëpunim me të gjitha federatat dhe përmes tyre synohen edhe investime më të mëdha në infrastrukturën sportive.

Në këtë tryezë do të diskutohet për Ligjin e ri të Sportit, Ligjin Antidoping si dhe ndikimin e reformës sportive në komunitetin sportiv./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka përsëritur thirrjen e tij urgjente…