Zëvendësministrja Vuniqi: Do të punojmë për të siguruar mbështetje për anëtarësim në Interpol

26 qershor 2019 | 18:35

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, ka thënë se përfshirja e Kosovës në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, është një sukses jo vetëm për procesin, por edhe për fuqinë politike të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.

“Përfshirja e aplikimit të sotëm është bërë pa asnjë lloj përfshirjeje të UNMIK-ut, siç ka ndodhur në të kaluarën. Kosova aplikoi drejtpërsëdrejti dhe nuk kërkoi nga ndonjë organ tjetër për opinion. Kjo s’është bërë në aplikimin e 2015-s. Tani ne do të punojmë për të arritur mbështetjen e nevojshme në Kili dhe gjithë Qeveria do të punojë me shtetet anëtare të Interpolit për të siguruar mbështetjen e nevojshme. Anëtarësimi i Kosovës është një betejë diplomatike që nuk do të përfundojë dhe nuk do të heqim dorë”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi,…