Zëvendësministrja Vuniqi  kërkon mbështetjen e Estonisë për Kosovën

02 shtator 2018 | 11:48

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, ka takuar homologun e saj nga Estonia, Matti Maasikas në Dubrovnik ku është duke u mbajtur forumi i Dubrovnikut.

Në këtë takim Vuniqi ka kërkuar nga Maasikas sigurim të mbështetjes për Kosovën në rrugën e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, në veçanti Interpol.

Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar marrëdhëniet në mes të dy vendeve, duke theksuar nevojën për ngritjen dhe zgjerimin e mëtejmë të tyre.

Në vazhdim, zëvendësministrja Vuniqi ka falënderuar homologun e saj për përkrahjen e deritanishme ndaj shtetit të Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e mbështetjes edhe për procesin e liberalizimit të vizave si dhe atë të integrimeve evropiane.

Ndërsa zëvendësministri estonez, Matti Maasikas, ka siguroi zëvendësministren Vuniqi se Kosova do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e Estonisë aty ku vendi i tij mund të ndihmojë.

Maasikasi ka kërkuar që zgjidhja në mes të Kosovës dhe Serbisë të jetë stabilizuese për rajonin.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të marrë…