Zgjatja e procesit zgjedhor po sjell skepticizëm për rezultatin

16 nëntor 2019 | 10:26

Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e zgjedhur në zgjedhjet e 6 tetorit, Mimoza Kusari-Lila, ka vlerësuar se zgjatja e procesit zgjedhor është duke dëmtuar kredibilitetin e këtyre zgjedhjeve.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se rinumërimi i votave po sjell dyshime dhe skepticizëm për rezultatin që mund të pasojë nga ky proces.

Megjithatë, Kusari-Lila ka deklaruar se Alternativa është që asnjë vote të mos i humbet vlera.

Ajo ka lavdëruar procesin e bisedimeve në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se për herë të parë po ndodh një diskutim serioz për formimin e një koalicioni qeverisës.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Themelues i shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, përmes…