Zgjedhen 8 anëtarë të rinj të Bordit të RTK-së

06 dhjetor 2021 | 20:48

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur 8 anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës. Prej 8 anëtarëve të rinj, katër janë gra ndërsa katër burra.

Këta janë 8 anëtarë të bordit të RTK-së:

Fatime Lumi Qehaja, anëtare me mandat trvjeçar;

Arta Berisha, anëtare me mandat dyvjeçar;

Albulena Mehmeti, anëtare me mandat trevjeçar;

Shukrije Rama, anëtare me mandat dyvjeçar;

Driton Hetemi, anëtar me mandat katëvjeçar;

Besnik Boletini, anëtar me mandat dyvjeçar;

Safet Kabashaj, anëtar me mandat katërvjeçar;

Bekim Selo, anëtar me mandat katërvjeçar.

Nga radhët e komunitetit serb nuk ka pasur asnjë të zgjedhur sic e kërkon procedura. Për këtë pozitë kërkohet rishpallja e konkursit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një ceremoni shtetërore, kampionia e Kosovës, Majlinda Kelmendi, më…