Zgjedhet kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi i Këshillit Drejtues të UShAF-it

25 nëntor 2019 | 16:33

Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), të hënën është zgjedhur kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi i Këshillit Drejtues (KD).

Kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi i KD-së, u zgjodhën nga radhët e anëtarëve të caktuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, siç parashihet me dispozitat ligjore në fuqi dhe aktet normative të Universitetit.

Me shumicë votash kryesues i KD-së, u zgjodh, Samet Dalipi, ndërsa zëvendëskryesues, Shaqir Ukshini.

Kryesuesi Samet Dalipi ka falënderuar anëtarët e KD-së për besimin e dhënë dhe u zotua se do të kryej të gjitha punët me nderë dhe përgjegjësi në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), për herë të parë…