Zgjedhja e drejtoreshës në shkollën ‘Dr. Xheladin Deda, Inspektorati i Arsimit konstaton se procesi ishte i rregullt

15 janar 2023 | 13:45

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, ka publikuar vendimin e Inspektoratit të Arsimit, i cili ka konstatuar se procesi për zgjedhjen e drejtoreshës në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” ka qenë i rregullt.

Ajo ka thënë se vendimi i inspektoratit ka demantuar të gjitha ata që kanë vlerësuar se procesi për përzgjedhjen e drejtorit ka qenë i parregullt.

“Jemi konsistent në vendosjen e ligjshmërisë në sistemin arsimor komunal”, ka shkruar Kadriu në “Facebook”.

Postimi i plotë i Kadriut:

Informatë për publikun, arsimdashësit dhe të interesuarit e tjerë:

Të bashkëlidhur në këtë status e gjeni vendimin e Inspektoratit të Arsimit në lidhje me procesin dhe vendimin e përzgjedhjes së drejtorit të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”. Vendimi refuzon si të pa bazë ligjore ankesën e njërit nga kandidatët.

Gjithashtu, edhe një herë ky vendim, konfirmon procesin dhe punën e Komisionit përzgjedhës, që kandidatja fituese,  znj. Drita Zaraj Qamili.  Drite Qamili i ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore për drejtore të shkollës.

Vendimi i Inspektoratit të Arsimit, demanton raportimet që kandidatët kanë bërë në disa media për parregullsi të mundshme gjatë procesit.

Jemi konsistent në vendosjen e ligjshmërisë në sistemin arsimor komunal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse Jennifer Lopez tani është 53 vjeç, ajo ende…