ZGJEDHJE “INTERESANTE”!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Ripërtypje e ushqimit të stërpërdorur: Vetëm në raste të veçanta dëgjoj intervista të politikanëve, janë jotërheqëse dhe të pasinqerta, pa përmbajtje, mundim për tru dhe vesh. Shumica e politikanëve duket se nuk kanë lexuar asgjë që nga koha e leximit të detyruar lektyrave në shkollën fillore. Bëra zemrën gur dhe e dëgjova intervistën e KM në detyrë, Albin Kurthit në KTV në kohëzgjatje prej 1 ore e 44 minutave, jo drejtpërdrejtë por pasi e kishte përfunduar këtë maratonë të mashtrimeve dhe përtypjeve të gjellave të gjitha mandateve të këtij Nastradini politik. Albin Kurthi fliste sikur të ishte në studio të Radio Pekinit ku si dëgjues janë kinezë që asgjë nuk dinë për Kosovën, ekonominë e saj, gjendjen materiale dhe mjedisin social. Thuajse ne qytetarët e Kosovës jemi kinezë! Çfarë mashtruesi që driblon me fjalë dhe argumente! Çfarë alkimisti kur përpiqet që gënjeshtrën dhe mashtrimin ta paraqesë si të vërtetë dhe sinqeritet! Që varfërinë ta paraqesë si begati, ikjen nga vendi shkaku i humbjes së shpresës si mundësi dhe shpresë në baushtellat e shteteve tjera. Nuk më ka ngjarë deri më sot që në një hapësirë kohore prej 1 ore e 44 minutave të dëgjoj aq shumë të pavërteta, mashtrime, pasaktësi, shpresa të rreme, përpjekje për të arsyetuar çdo dështim, hajni, tradhti shtetërore, politike dhe kombëtare! Kur të analizohen të gjitha këto atëherë bindemi në saktësinë 100 për qind të profecive të Bacë Adem Demaçit dhe Kadri Veselit për këtë Ostap Bender të Kosovës. Albin Kurthi manipulon me shifra, tituj dhe status shoqëror, si mjet lufte kundër opozitës dhe opinionit që nuk e ka nën këmbë! Albin Kurthi me këtë “ushqim ideologjik dhe toksik” adrenalizon trutharët që e përkrahin dhe komunitetin gërrnaçorë. Ai përdorë shifra të larta të të “arriturave”, rezultatit zgjedhor, tituj si prof. dr. gjeneral lejtnant, “lidere e shoqërisë civile”, trim me fletë, patriot etj. etj. për të impresionuar publikun. Gjatë mandatit të tij Kurthi vetëm e ka mirëmbajtur ritmin e dështimeve, varfërimin e qytetarëve dhe varfërinë e ka shndërruar në meny të mbijetesës, korrupsionin e ka bërë kategori kushtetuese të mbrojtur nga shteti, e ka ngritur në nivel të patologjisë urrejtjen ndaj luftëtarëve dhe udhëheqësve të UÇK-së, ka mbjell frymën dhe praninë antikombëtare në të gjitha institucionet duke favorizuar dhe fuqizuar klanin Surroi (Gjinovci, Gashi, Gjymshiti etj.), ka promovuar, fuqizuar dhe përkrahur materialisht zagarizmin medial, analitik dhe shoqërisë civile. Ka kapur çdo gjë që kapet e nuk kapet si askush para tij. E ka zyrtarizuar pornografinë dhe prostitucionin diplomatik duke eliminuar profesionistët me integritet kombëtar dhe politik si puna e Vebi Miftarit në Vatikan dhe ka fuqizuar llaskucët të tredhur kombëtarisht dhe politikisht si puna e Agron Bajramit nga klani Surroi në Bruksel të cilin, për më keq e ka bërë ndërmjetës për realizimin e autonomisë politike dhe territoriale të Serbisë në Kosovë përmes Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit (bishtit) të Ohrit që e bënë proserbi dhe projugosllavi Surroi dhe mercenari Weller. Në Maqedoni të Veriut shkatërroi shqiptarët si fuqi politike duke i shndërruar në lypësarë të autonomisë kulturore përmes degës së VMRO – DPMNE të Hristovskit me akronim VLEN. Në Luginë e zyrtarizoi vazalitetin përmes Ardita Sinanit dhe rrogëtarëve veteranë. Në Shqipëri është grupi dejonamihalist që paguhet nga buxheti i Kosovës për të punuar kundër Kosovës me Elpis Hoxhën, Hys Ferrin dhe të ngjashmit, pakicë absolute, si shurra e pulës.
Mimoza Kusari, Mata Hari e LV-së e mirëmbajti hotlajnin (linjën e kuqe antikombëtare) me Milan Radoiçiqin dhe Sllavko Simiqin pashmangshëm me direktivat e Kurthit. Më herët thoshte se nuk ka bisedime me Serbinë pa kërkimfalje, ndriçimin e fatit të personave të zhdukur dhe kompensim për dëmet e luftës. Dhe, a i mbajti premtimet e kushtëzuara. Jo dhe asnjëherë. Tash po thotë se nuk takohet me Vuçiqin pa e dorëzuar Radoiçiqin, pa e tërhequr Serbia letrën e Bërnabiqit dërguar shteteve të BE-së dhe pa e nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit. Riciklim i mashtrimit; të gjitha shtetet nuk kërkojnë dorëzimin e Radoiçiqit por sjelljen para drejtësisë gjë që Serbia e ka bërë duke hapur rast penal kundër tij. Hipotetikisht, nëse Radoiçiq arrestohet në cilindo shtet, në asnjë rrethanë nuk do të ekstradohet në Kosovë por në Serbi. Këtë Kurthi e dinë shumë mirë por e përdorë për vota. Edhe për Marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit zotimi dhe pranimi gojor publik është i barazvlefshëm me dokument të nënshkruar. Edhe këtë Kurthi e ka shumë të qartë.
Kurthi bëri përpjekje për manipulim dhe instrumentalizim të familjes Jashari. Nëse nuk e orkestroi, së paku në heshtje përkrahu linçimin e Ramush dhe Daut Haradinaj si dhe Sami Lushtakut. Maksimalisht u angazhua kundër krerëve të UÇK – së që po gjykohen në Hagë bashkë me Donika Shvarc, Lenka Haxhiu, Xhelal Sfeqla dhe pisat Hekuran Murati dhe Dimal Basha. Në mesin e shumë “margaritarëve” mashtrues.
Zgjedhjet e 7 qershorit: Kurthi po i riciklon premtimet që as nuk i ka realizuar e as që do t’i realizojë. Si risi apo xhoker për këto zgjedhje e ka formimin e xhandarmerisë, një formacion midis policisë dhe ushtrisë apo çiftëzim e Xhelal Sfeqlës me Ejup Maqedoncin. Xhela këtu është në terren të vet intelektual dhe profesional, maksimumi i maksimimit është të bëhet xhandar, është i formatizuar për këtë.
Albin Kurthi ndërhyri në mënyrë brutale në konkursin për kryeprokuror të shtetit duke e sulmuar dhe eliminuar Blerim Isufajn si kandidat me të drejta dhe mundësi të barabarta. Është dhunim flagrant i konkursit. Nëse Kurthi bashkë me servilen Haxhiu nuk arrin ta bëjë kryeprokuror të shtetit Agim Bahtirin apo Mefail Bajçinovcin atëherë do të përcaktohet midis Petrit Kryeziut dhe Shqipdonit. Të rrojmë e ta shohim. Opozita nuk duhet ta shajë Kurthin por duhet të bëjë krahasime se çka ka premtuar e çka ka realizuar në planin ekonomik, social, politik, kombëtar dhe ndërkombëtar. Opozita duhet të tregojë se Kurthi po e zbaton në vepër eutanazinë (vrasjen humane) të pensionistëve dhe kategorive sociale.
LDK-ja do të rritet ndjeshëm ndërsa rritje mund të ketë edhe PDK-së. AAK-ja e kalon pragun pa asnjë problem kurse “grushti goditës” i LV-së në luftë kundër opozitës, PSD-ja mund ta kalojë pragun vetëm me vota të LV-së. As që do të dilnin në zgjedhje nëse; “ai që e ka dhënë lekun për t’ua blerë burekun” nuk do t’i urdhëronte të garojnë në zgjedhje. Njëjtë pati vepruar me LV-në më parë. Vojsa Osmanit po ia kanë frikën andaj po e sulmojnë dhe godasin nën dhe mbi brez gra dhe “burra” të LV-së. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, opozita do të fitonte 55 – 58 vende në Kuvend. Po ka kohë deri në zgjedhje, gjërat mund të ndryshojnë.
Më herët askush nuk do të besonte se Arsenali do të bëhet kampion i Anglisë dhe Barcelona kampion i Spanjës . Po u bënë , urime për mua.
Edhe në politikën kosovare mund të ndodhë kjo.
Arsenali u bë kampion në saje të dështimit të Manchester City-t, Liverpoolit, Chelzit, M. Unitedit kurse Reali pësoi shkaku se po e zbaton mercenarizmin në futboll sikur dikur PSG. Edhe LV-ja mercenarizmin e ka spiritus movens. Mbape nuk e forcoi mjaftueshëm Realin, a do ta forcojë Mulla Osmani LV-në? Apo do të kontribuojë në stabilizimin e mercenarizmit sikur dikur Mesin, Nejmar dhe Mbape në PSG.



