Zgjedhjet e 14 majit, Berisha “zyrtarizon” koalicionin: Do të jetë më i fuqishmi

15 mars 2023 | 14:45

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar koalicionin me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit. Në orët që vijnë Berisha ka thënë se do të finalizohet koalicionin më i fuqishëm.

“Nga ana tjetër, përpjekjet e tij për të shkuar i vetëm në zgjedhje dhe përjashtuar opozitën e vërtetë nga zgjedhjet, morën fund. Dështoi me turp! Opozita finalizon në orët që vijnë, koalicionin e fuqishëm me të cilin i jep. Edi Ramës dhe monizmit të tij, goditjen fatale me datë 14 maj. Ai mbetet në koalicion vetëm me Alibashën dhe Lul Bravën. Por unë një gjë u them demokratëve, se nuk ka zgjidhje më të gabuar sesa zgjidhja për t’u keqpërdorur si patericë e Edi Ramës në këto zgjedhje. Pasi sot, çdo qytetar, çdo demokrat, duhet të angazhohet dhe të bëjë gjithçka për fitoren e opozitës dhe disfatën e Edi Ramës. Të mbështesësh një njeri, që nxin me emrin e tij, sot kudo në botë, zgjedh të nxish veten tënde. Një njeri që do ketë fatin e McGonigal. Krim nuk kryen vetëm ai që merr, por edhe ai që jep. Kjo është në kodin e SHBA, në Shqipëri dhe në çdo kod. Edi Rama me Duçkën e tij, i ka dhënë Agron Nezës 225 mijë dollarë. Askush të mos ketë iluzion se Ramën e pret fati i McGonigal”, ka thënë Berisha, duke kritikuar Enkelejd Alibeajn dhe Lulzim Bashën për dëmtimin e opozitës.

“Të marrësh përsipër për të kandiduar vetëm për të dëmtuar opozitën, do të thotë vetëm për të ndihmuar Edi Ramën, kjo përbën një akt shumë të rëndë personal. Unë mund të kem besim se pallat-Kapllani, që numëron në listë 90 e ca tendera nga qeveria, nuk do jetë i detyruar të zbatojë urdhrat, por unë kam besim te qytetarët, kam besim te demokratët, që do bashkohen, do i trajtojnë këta individë si paterica të Edi Ramës”, ka thënë Berisha.

Gjatë fjalës së tij para deputetëve demokratë, Berisha është shprehur se ka një klimë të shkëlqyer në mbarë vendit, në mbështetje të opozitës.

“Një klimë e shkëlqyer është sot në mbarë vendin në mbështetje të opozitës. Ky është turi më i zjarrtë, më entuziast i të gjithë karrierës time politike. Dua t’u informoj juve se zjarri, entuziazmi, besimi në futore është më i madh se çdo herë tjetër. Demokratët dhe demokratët, qytetarët e thjeshtë janë në mobilizim të paparë për t’i dhënë Shqipërisë, vetes, të ardhmes së tyre, mbështetjen, ndryshimin që meritojnë. Kokat e gjarprit, kapot e Meduzës, midis dy termave, nuk ka asnjë dallim substancial në raport me krimin”, ka thënë Berisha.

Berisha bashkë me Partinë e Lirisë të Ilir Metës, Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules, Partinë Demokristiane të Nard Ndokës dhe Partinë Balli Kombëtar Demokrat të Artur Roshit do të jenë katër forcat politike, pa përjashtuar edhe parti të tjera që mund të bashkohen deri në mbrëmje, që do të përbëjnë koalicionin opozitar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Edhe pa presion, “Zajebnica” po…