Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

22 gusht 2019 | 12:10

Salihe Salihu – PhD kandidat

Në Kosovë ka filluar tani që zgjedhjet e jashtëzakonshme të shndërrohen në modus vivendi. Në vend që një mandat i legjislativit dhe i qeverisë të jetë stabil dhe të japë llogari si për arritje ashtu edhe për dështime fatkeqësisht po ndodhë e kundërta.
Çfarë po ndodhë në realitet? Problemin duhet ta kërkojmë, po çfarë pikënisje të zgjedhim për të mësuar se pse po na ripërsëriten zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Për ketë preokupim mendoj që fillimisht duhet të shikohen konstelacionet partiake. Pastaj nëse partitë po nominojnë kandidatët e dëshmuar për përkushtimin e tyre në radhë të parë brenda partisë se tyre e jo kandidatë parashutista apo ata të cilët thirren në vlera të familjarëve e klaneve të ndryshme.

Gjithashtu konsideroj se duhet distancuar nga individë që sillen e pështillen herë në një parti e herë në tjetrën. Këta individë nuk janë kredibil për faktin se kanë dështuar dhe nuk kanë pasur aftësi të ndikojnë në partinë ku janë brumosur. Në politiken kosovare na nevojiten individë me kredibilitet individual.

Se si do të veprohet është në kompetencë të liderëve partiakë. Nga nominimi i kandidatëve dhe votat e tyre varet rezultati i partisë. Sipas të gjitha gjasave disa parti nuk do ta kalojnë pragun dhe po tentojnë paraprakisht të bëjnë koalicione me parti të tjera pavarësisht programeve kundërthënëse. Kjo flet më shumë për interes partie se sa interes të përgjithshëm.

Mirëpo ndoshta është koha që duhet të ndryshohet edhe një aspekt në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale, që edhe fushata të jetë e jashtëzakonshme. Me fushatë të jashtëzakonshme po mendoj që të jetë një fushatë më e shkurtër kohore duke pasur parasysh se Kosova është e vogël dhe mund të realizohet fushata duke mbuluar anekënd vendin për disa ditë.

Fushata me kohë të shkurtër është profitabile meqë shpenzimet reduktohen si për shtetin e për partitë por edhe për të nominuarit për deputet.
Koha për politik stabile është e nevojshme në Kosove dhe uroj që kësaj radhe të vendoset një standard i ekulibruar.
Në fund uroj që çdo sovran me ndërgjegje të lartë të zgjedh me të mirën/mirin përfaqësues për fatin e tij dhe të vendit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stephen Curry beson se skuadra e Golden States do të…