Zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha: Jemi në koalicion me LSI-në

31 janar 2022 | 15:31

Në konferencën e prezantimit të kandidatëve, ish-kryeministri Berisha konfirmoi koalicionin me LSI. Teksa tha se kandidatët e tij do të regjistrohen në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit në 6 Mars si koalicion konfirmoi se pjesë e këtij koalicionit është edhe LSI.

“Kandidatët do të jenë pjesë e një koalicioni. Pa diskutim LSI do të jetë. LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohen modalitetet që përcakton ligji. Jemi në negociata edhe me parti të tjera. Koalicioni do të quhet “Shtëpia e Lirisë”,- tha ai.

Më tej Berisha u shpreh: “Edi Rama ka konfiskuar me një akt madhor kriminal politik siglën e PD-së. Ne e konsiderojmë të konfiskuar dhe qëllimi më madhor ishte që ne të mos merrnim pjesë në këto zgjedhje. Ne marrim pjesë në zgjedhje, sepse bojkoti nuk është opsion për ne.

Do të ketë një marrëveshje me një koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do të paraqitet edhe logoja, të cilin cdo shqiptar e ka të qartë, që logon e vërtetë tonë e ka konfiskuar Edi Rama”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova nuk ka aplikuar për anëtarësim në ndonjë organizatë të…