Zgjedhjet për kryetar të FFK-së, deklarohet Gramoz Vokrri
14 mars 2022
| 13:03
Gramoz Vokrri, djali i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka lënë të nënkuptohet se do të jetë kandidat për kryetar të FFK-së, pasi sipas tij klubet po e duan ndryshimin.
“Puna është se tashmë klubet duan një ndryshim dhe veçse jemi duke biseduar me disa prej tyre. Shkaku i dëshirës së klubeve, të bën të konsiderosh këtë mundësi. Por, për momentin nuk ka asgjë zyrtare dhe kur të jetë do dal publikisht”, ka thënë Gramoz Vokrri për “Lajmi.net”.
Zgjedhjet për të parin e FFK-së mbahen më 6 prill, ndërsa momentalisht kandidati i vetëm zyrtarisht është kryetari aktual, Agim Ademi.



