Zgjerimi i rrugës nacionale Klinë – Pejë përfundon në tetor

25 shtator 2018 | 20:33

Ministria e Infrastrukturës (MI) njofton se segmenti i rrugës nacionale Klinë – Pejë, do të përmbyllet brenda muajit tetor.

Siç njofton MI, ky projekt që përmbushë të gjitha standardet evropiane, është një investim i Ministrisë së Infrastrukturës, që ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në një aks rrugor të frekuentuar në masë të madhe.

MI njofton se vetëm në komunën e Pejës, janë investuar rreth 6 milionë euro në infrastrukturë.

“Të tilla investime, ky institucion me në krye ministrin Lekaj, vazhdon të implementojë, jo vetëm për Pejën, por gjithandej në komunat e Kosovës, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka…