Zharku flet pas kthimit nga Suedia, tregon pse iku nga Kosova

08 qershor 2018 | 21:35

Një ditë pas kthimit nga Suedia, ish-kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka folur për rastin e gjykimit të tij.

Ai në një intervistë për “RTK”-në ka thënë se ka ofruar argumente për pafajësinë, por sipas tijato nuk janë marrë për bazë.

Zharku ka thënë se për këtë çështje edhe ka ikur nga Kosova dhe nuk ka pranuar ta vuaj dënimin.

“Atëherë kur jam akuzuar, në vitin 2008, kam qenë në Suedi. Po sa kam dëgjuar për fletë-arrestin, unë jam kthyer, ku edhe kam shkuar në Prizren e jam lajmëruar në stacionin policor, dhe jam mbajtur në Prishtinë në paraburgim. Unë nuk i kam ikur drejtësisë, jam munduar ta dëshmoj pafajësinë time, dhe jam dënuar për një vepër që nuk e kam bërë”, ka thënë ai duke shtuar se argumentet nuk janë marrë parasysh.

“ Argumentet nuk janë përfillur kurrë. Unë kam pasur takime edhe me ministrat e asaj kohe. Kam kërkuar që të merren për bazë faktet që po i ofrojë unë”, ka thënë ai.

Zharku ka treguar se edhe aksioni për arrestim është anuluar në momentin e fundit.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur. Njëherë me është thënë se do të arrestohem, por tani ky aksion është anuluar”, ka deklaruar ai.

Ish-kryetari i Kaçanikut ka thënë se nga Kosova është larguar si një qytetar i thjeshtë dhe s’ka pasur ndonjë arrati.

“Unë nuk jam arratisur. Jam larguar nga Aeroporti i Shkupit, deri atje kam shku me veturë dhe s’ka pas ndonjë kalim ilegal”, ka thënë ai.

Zharku ka thënë se është bërë ai shkak dhe EULEX ka nisur hetimet brenda vetes.

“Në Suedi kam takuar zyrtarë të lartë të EULEX-it, në prani të Qeverisë suedeze, ku më kanë kërkuar pse e akuzoj EULEX-in, çka kanë gjetur më shumë se sa që kam thënë unë. Nga aty ka filluar hetmi brenda EULEX-it”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Ramush…