Zhduken dy vajza në Prishtinë, s’dihet gjë për to që katër ditë

16 prill 2023 | 09:54

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes së personave që kanë ndodhur në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë thuhet se në dy raste të ndara, dy vajza janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe që nga dita e enjte nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

“13-14.04.2023 – 21:00-04:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj nuk gjendet në shtëpi prej datës së lartcekur. Sipas ankueses deri me tani nuk kanë njohuri se ku mundet me qenë”, njofton policia.

Në rastin e dytë thuhet se babi i vajzës që është zhdukur ka komunikuar me të përmes rrjeteve sociale por se nuk e dinë se ku ndodhet e njëjta.

“Prishtinë 13.04.2023 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Ankuesi ka komunikuar me të përmes rrjeteve sociale ajo ka thënë e është mirë por nuk ka treguar vendndodhjen”, njofton policia.

Lidhur me rastet është njoftuar prokurori kujdestar dhe po vazhdojnë procedurat hetimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë opozitare në Kosovë janë skeptike për anëtarësimin e Kosovës…