Zhduket një 14-vjeçare në Prizren, familja e saj kërkon ndihmë për ta gjetur

19 janar 2024 | 22:06

Është zhdukur një vajzë e moshës 14-vjeçare në Prizren, familja e së cilës ka kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar e zhdukur me datë 16.01.2024, por sot familja kanë kërkuar ndihmë edhe përmes mediave. Rasti është nën hetime nga Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren”, thuhet në konfirmim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shqipëri, Prokuroria e posaçme ka njoftuar të premtën se…