Zhegra feston titullin te pionierët

11 qershor 2018 | 12:09

Skuadra e Zhegrës nga Gjilani e ka festuar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll për grupmoshën e pionierëve.

Garat përfundimtare për pionier janë zhvilluar në Prishtinë, ndërsa në finale zhegrasit e rinj fituan ndaj Prishtinës. 24:11 ishte rezultati i finales në të mirë të Zhegrës. Pas pjesës së parë rezultati ishte 9:4 për Zhegrën. Në ndeshje për vend të tretë u takuan Trepça dhe Besa FamGas. Fitore shënoi ekipi pejan Besa me rezultat 20:18. 12:7 ishte rezultati pas pjesës së parë në të mirë të Besës.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) bashkë me Agjencinë…