Zhegrova: Dua të bëhem lojtar i madh i Baselit

18 prill 2019 | 15:37

Edon Zhegrova dëshiron të bëhet lojtar i madh në Basel. Ai shpreson t’i jepet mundësia për të luajtur më shpesh, siç bëri fundjavën që shkoi, kur u zgjodh lojtar i ndeshjes ndaj Grasshopperit.

Pas fillimit të vështirë në Basel, Zhegrova është i gatshëm ta bëjë hapin tjetër. Driblimet, lëvizjet, teknika e përsosur dhe shpejtësia, e veçojnë djaloshin nga Kosova, i cili synon të shënojë edhe gola me Baselin.

“Unë nuk jam kurrë i kënaqur dhe po mundohem të përmirësohem nga loja në lojë”, ka thënë Zhegrova. Por, kjo është e vështirë të arrihet nëse nuk luan. Që kur iu bashkua Baselit, Zhegrova ka luajtur vetëm në 113 minuta nga 1 020 të mundshme. Mirëpo, ai beson se në të ardhmen do të ketë më shumë mundësi dhe premton se do ta japë më të mirën nga vetja për t’i demonstruar kualitetet e tij. “Dua të bëhem lojtar i madh i Baselit”, ka përfunduar për “telebasel.ch” ish-futbollisti i Flamurtarit, Prishtinës dhe Genkut, prej nga u transferua në Basel.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia opozitare, Aleanca për Serbinë e drejtuar nga Dragan Gjilas,…