Zhegrova rikthehet te Genku
11 shtator 2020
| 13:21
Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Edon Zhegrova është rikthyer në skuadrën e Genkut.
Futbollisti “dardan” ishte i huazuar në skuadrën e Baselit, derisa me skuadrën belge ka kontratë deri në vitin 2021.
“Një fytyrë e re te ekipi i Genkut, apo më mirë: një fytyrë familjare është kthyer. Edon Zhegrova është rikthyer te Genku pas një viti e gjysmë në huazim te Baseli”, thuhet në njoftimin e Genkut.



