Zhegrova zgjedhet futbollisti më i mirë i javës së dytë në Zvicër

04 gusht 2021 | 16:25

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova është zgjedhur lojtari  më i mirë i javës së dytë në Superligën e Zvicrës.

Baseli fitoi me rezultat të thellë 6-1 kundër Sionit, në kuadër të javës së dytë në Superligën e Zvicrës.

Golat për Baselin i shënoi Pajtim Kasami, Sergio Lopez, Cömert,  Esposito, Cabral, Edon Zhegrova.

Zhegrova pas shkëlqimit në ndeshjen kundër Sionit me një gol e dy asistime, është zgjedhur lojtari më i mirë i javës së dytë në Superligën e Zvicrës.

Vet faqja zyrtare e Superligës së Zvicrës e ka publikuar lajmin dhe foton e Zhegrovës si lojtari më i mirë i javës së dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka vendos të qëndrojë te Arsenali. Edhe pse Jose…