Zhgënjejnë Denveri, Memphisi dhe Philadelphia

06 shkurt 2023 | 11:44

Ekipi i Denverit ruan kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pavarësisht humbjes së thellë pësuar ndaj Minnesotas me rezultatet 128-98. Një ndeshje ku kolektiviteti i ekipit vendës bëri diferencën në fushë, me 56 pikë që u realizuan nga lojtarët e stolit. Te Denveri u ndje mungesa e Nikola Jokiq.

Fiton edhe New York, që mundi me rezultat 108-97 Philadelphia, duke konsoliduar pozitat në zonën “play-off”. Randle me 24 pikë e Brunson me 21 bënë diferencën për njujorkezët, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e 14 rebound të Joel Embiid për miqtë.

Në ndeshjet e tjera, Orlando mundi 119-113 Charlotte, ndeshje ku u dallua Banchero me 22 pikë e 10 rebound. Toronto, falë kolektivitetit (7 lojtarë mbi 10 pikë), mundi 106-103 Memphis, ndësa Cleveland fitoi 122-103 në fushën e Indiana (Garland 24 pikë).

Rezultatet

Charlotte – Orlando                 113-119
Indiana – Cleveland                 103-122
New York – Philadelphia        108-97
Memphis – Toronto                 103-106
Minnesota – Denver                 128-98
New Orleans – Sacramento    136-104

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenham Hotspur ka arritur të triumfojë me rezultatin minimal 1-0,…