Zhgënjejnë Lakersat dhe Clippersat, fitojnë Miami e Portlandi

24 nëntor 2021 | 15:17

Humbja e dhjetë sezonale për Lakersat, që pësuan me rezultat 106-100 nga New York jashtë fushe. Westbrooku realizoi një “triple double”, me 31 pikë 13 rebound e 10 asistime, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. për vendasit u dalluan Fournier me 26 pikë, ndërkohë që 38 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Pas kohës shtesë humbet edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippersave, që u mund me rezultat 112-104 nga Dallasi. Për miqtë u dalluan Porzingis me 30 pikë e Donqiqi me 26.

Miami bëhet forca e dytë në Lindje pas fitores me rezultat 100-92 në fushën e Detroit (Herro 31 pikë), ndërsa Portland mundi me rezultat 119-100 Denver (McCollum 32 pikë).

Rezultatet

Detroit – Miami               92-100
New York – Lakers         106-100
Portland – Denver           119-100
Clippers – Dallas             104-112

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti,…