Zhvillimet në veri. Kurti, Konjufca dhe Gërvalla shkojnë në Presidencë

07 nëntor 2022 | 21:04

Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur sot takimin e rregullt koordinues me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin, Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla-Schwarz lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Në njoftimin për medie u bë me dije se gjatë takimit u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit përmes zbatimit të rendit dhe ligjit në koordinim të plotë me shtetet aleate dhe mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Zagrebi”…