Zidane: Bale nuk do të largohet nga Reali

23 gusht 2019 | 16:49

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, insiston se Gareth Bale dëshiron të qëndrojë në Madrid, mes spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e tij.

“Ajo që ka ndryshuar është se lojtari do të qëndrojë, asgjë tjetër. Gjëja e rëndësishme është se lojtari dëshiron të qëndrojë dhe ne do të llogarisim në të. Ai e ka dëshmuar se është lojtar i madh dhe duhet ta dëshmojë edhe një herë këtë gjë. Atë ditë ai luajti mirë dhe jo vetëm në gjërat që është i mirë. Ai punoi shumë në aspektin defansiv. Ne duhet të qëndrojmë në këtë drejtim, edhe Gareth e edhe të gjithë të tjetër. Ne duhet të përmirësohemi për të arritur gjëra të rëndësishme. Dhe të gjithë do ta bëjnë këtë”, ka thënë Zidane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e naftës po ndryshojnë minimalisht gjatë sesionit të sotëm,…