Zidane: Duam të përfundojmë si lider i grupit

08 dhjetor 2020 | 17:33

Një ndeshje e jashtëzakonshme do të zhvillohet nesër (e mërkurë): Real Madridi në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Monchengladbachut në ndeshjen e fundit të Grupit B.

Moskalimi i grupit nga Real Madridi do të ishte edhe fundi i Zinedine Zidanes në krye të kësaj skuadre, por Reali e ka në duart e veta fatin e kualifikimit. “Duam tri pikë dhe të përfundojmë si lider i grupit. Jam i bindur se do të kemi ndeshje të mirë”, ka thënë Zidane.

Trajneri francez tutje bëri me dije se nuk është duke menduar për të ardhmen ngaqë vendimi i takon klubit. “Klubi do të bëj çfarë duhet, nuk mendoj për këtë. Jam duke menduar për ndeshjen e radhës që t’ia dalim mirë dhe t’i marrim tri pikë”, ka deklaruar Zidane.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot u bënë 20 vjet nga beteja e zhvilluar në…