Zidane: Futbolli nganjëherë është i pakuptueshëm

28 shkurt 2018 | 13:27

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë pas humbjes nga Espanyol në kuadër të La Ligës se nganjëherë futbolli nuk mund të kuptohet.

“Nganjëherë, nuk mund ta kuptosh futbollin. Duhet t’i pranoni kohët e këqija. Pas pesë ndeshjesh me rezultate të mira dhe lojë të mirë, ndaj Espanyolit nuk ia dolëm”, ka thënë Zidane, duke shtuar se: “Nuk e merituam disfatën, pasi Espanyol kishte pak shanse. Është një rezultat i keq”.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është bërë me dije se 613 kilogramë kokainë janë gjetur…