Zidane, pas barazimit kundër Sociedadit: Luajtëm mirë, por lëshuam dy pikë

02 mars 2021 | 13:26

Real Madrid bëri hap fals duke barazuar në shtëpi ndaj Real Sociedad me shifrat 1-1, duke i lënë Barcelonës vendin e dytë në renditje.

Pas ndeshjes trajneri Zinedine Zidane foli për mediet dhe u kujdes të nënvizonte anët pozitive të ndeshjes.

“Bëmë një ndeshje të mirë. Patëm raste të mira në pjesën e parë, por nuk arritëm të shënonim. Janë dy pikë të humbura në shtëpi, por përballë ishte një kundërshtar shumë i fortë. Ndryshimi i modulit? Nuk isha i kënaqur me presionin e skuadrës ndaj kundërshtarit. Pas 10-15 minutash u kthyem 4-3-3. Ndryshimet shkuan mirë në lojë. Derbi ndeshja e radhës? Nuk ndryshon mënyra e përgatitjes së ndeshjes. Luajmë ndaj të parëve në renditje”, ka thënë Zidane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e me famë botërore, Rihanna, duket se është gati…