Zidane rrezikon shkarkimin nga Realin

22 tetor 2020 | 16:49

Dy humbjet radhazi te Real Madridi kanë bërë që të rishfaqen zërat për një largim të parakohshëm të Zidane nga drejtimi i ekipit. Francezi u rikthye mbas një viti dhe ishte në gjendje të shpëtonte skuadrën e bardhë përsëri, kur i duhej më shumë.

Sipas gazetës “AS” drejtuesit madrilen kanë nisur të mendojnë për pasuesin e tij. Emri i parë është në shtëpi, teksa bëhet fjalë për një rikthim të Raul, por tashmë si trajner, ndërkohë që më i mundshëm është Pochettino.

Opsioni ideal për Florentino Perez  është ai i Raul González. Ishte presidenti, i cili insistoi që legjenda e Madridit të kthehej në klub, pasi kishte përfunduar një fazë si ambasador i të bardhëve në SHBA. Tani stërvit të rinjtë e Real Madridit, por mbi “7” mitike ka dyshime nëse është gati ta hedhë hapin e madh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përvojat e Maqedonisë së Veriut me Greqinë dhe Bullgarinë në…