Zjarr afër aeroportit të Prishtinës, zjarrfikësit dalin në vendngjarje

20 shtator 2023 | 23:12

Sot në mbrëmje një arë pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës është përfshirë nga flakët.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i zjarrfikësve të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin.

“Rasti është raportuar rreth orës 20:00, në orën 21:00 jemi kthyer, por zjarri ka qenë jashtë hapësirës së aeroportit. Zjarri është lokalizuar”, ka thënë kujdestari i ndërrimit të zjarrfikësve për rajonin e Lipjanit.

Fotografia e përdorur në ballinë nuk është nga vendi i ngjarjes, është përdorur vetëm sa për ilustrim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Azerbajxhani dhe Armenia kanë arritur armëpushimi pas luftimeve disa ditore…