Zjarr i madh në objektin e IPKO-s në Zonën Industriale në Prishtinë

03 korrik 2025 | 22:17

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një objekt depo të kompanisë IPKO në Zonën Industriale të Prishtinës gjatë mbrëmjes së së enjtes, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ende nuk janë konfirmuar shkaqet e zjarrit, por sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, duke përfshirë një pjesë të madhe të objektit.

Ekipet e zjarrfikësve janë në terren dhe po punojnë intensivisht për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës dhe njësitë hetimore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit të flakëve.

Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën deri në përfundimin e intervenimit dhe hetimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë emisionit “Debat Plus” për një moment derisa po diskutohej…